Kluivert: Argjentina të mendojë për Robben

Sporti

Kluivert: Argjentina të mendojë për Robben

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:40

Argjentina apo Holanda, Messi apo Robben? Kush prej tyre do të shkojë në finale? Të gjithë i tremben argjentinasit, por tek tulipanët paralajmërojnë se nuk do të jetë vetëm ai më kërcënuesi në tapetin e Arena Corinthians.

Ish sulmuesi Patrick Kluivert, aktualisht krahu i djathtë i teknikut Louis van Gaal, preferoi të flasë më shumë për rrezikun e lojës së Robben, sesa të Messit.

"Eshtë impresionuese cilësia që ka kombëtarja argjentinase. Do të jetë një gjysmëfinale shumë e vështirë si për ne, ashtu edhe për ata.

Argjentina ka lojtarë individualë tepër të rëndësishëm, por duhet thënë se tek të dyja këto skuadra ndodhen futbollistë që mund ta vendosin fatin e takimit me një aksion të vetëm. Si ta ndalim Messin, po ata çfarë do të bëjnë për të ndalur Robben?".

Për ish sulmuesin e Ajaxit dhe të Barcelonës, ndeshja pritet të jetë e ekuilibruar me praninë e yjeve nga të dyja skuadrat, që nuk do të mungojnë për ta bërë edhe më të zjarrtë gjysmëfinalen e 9 Korrikut.

"Do të ketë lodhje sigurisht, por po kështu ndihen edhe tek Argjentina. Në këtë moment që flasim, kemi një skuadër në gjendje të mirë fizikisht, me gati 4 ditë kohë për të pushuar, dhe 4 ditë nuk janë pak".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat