Hasani i pandalshëm

Sporti

Hasani i pandalshëm

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 16:47

Tenisti Gurash Hasani ka fituar për herë të tretë me radhë dhe të katërt në përgjithësi turneun më të njohur të tenisit në Kosovë, Dielli TEB Open 2014. Hasani në finalen e mbajtur në terrenet e shkollës fillore, “Ismajl Qemajl” në Prishtinë, triumfoi ndaj Granit Bajraliut nga Prishtina me rezultatin 2:0 (në sete 6:3, 7:5). Për Bajraliun kjo ishte finalja e tetë e këtij turneu që e humbi. Kupën fituesit Gurash Hasani ia dorëzoi Arif Bibioglu, zëvendës-drejtor i TEB Bankës për Kosovë. “Jam i lumtur që përsëri jam fitues i këtij turneu. Kam punuar shumë që të fitoi këtë garë. Rivalit tim i uroj suksese të reja, por edhe më tepër punë dhe angazhim për të dalë fitues një herë tjetër”, tha Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat