Shtohen problemet te Brazili, dëmtohet edhe Willian

Sporti

Shtohen problemet te Brazili, dëmtohet edhe Willian

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 16:43

Nuk kanë të sosur telashet për Brazilin para sfidës gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Gjermanisë. Me Thiago Silvën tashmë të pezulluar për arsye kartonash dhe me Neymar që do të mungojë pas goditjes që mori në shpinë nga Zuniga, trajneri Luiz Felipe Scolari me shumë mundësi nuk do të ketë në dispozicion as sulmuesin Willian.

Futbollisti i Chealsea-t, i cili mendohej se do të zëvendësonte pikërisht të dëmtuarin Neymar ndaj "Pancerave" shfaqi probleme në shpinë në seancën e radhës stërvitore të Seleçaos. Gjithcka ndodhi gjatë stërvitjes pas një dyluftimi të ashpër mes lojtarit të "Bluve" të Londrës dhe Hernanes të Interit. Impakti fizik rezultoi fatal për 25-vjeçarin, i cili u detyrua të ndërpriste stërvitjen mes dhimbjesh.

Mediat braziliane raportojnë se do të jetë thuasje i pamundur riaftësimi në kohë i William për gjysmëfinalen me Gjermaninë, me Hernanes dhe Bernard që janë në balotazh për një vend titullari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat