Shqiptarët e Zvicrës injoruan himnin zviceran, Adnani dorën në zemër për atë belg (Video)

Sporti

Shqiptarët e Zvicrës injoruan himnin zviceran, Adnani dorën në zemër për atë belg (Video)

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 13:03

Përderisa pesë futbollistët shqiptarë të Përfaqësueses së Zvicrës nuk e kënduan asnjë herë himnin zviceran, Adnan Januzaj asnjëherë nuk harroi ta vendoste dorën në zemër për himnin belg.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami e Admir Mehmedi, ndonëse u paraqitën në fanellën e Zvicrës në Brazili 2014, nuk e kënduan në asnjë ndeshje himnin zviceran.

Madje, për një gjë të tillë ata morën mjaft kritika, por siç e sqaroi edhe Valoni, për ta është e mjaftueshme që ta japin maksimumin në fushë dhe asgjë tjetër.

Gjithsesi, një shqiptar tjetër nuk e ka problem që të përshtatet me kulturën dhe zakonet e një vendi tjetër.

Adnan Januzaj sa herë u këndua himni belg nuk përtoi dhe nuk harroi ta vinte dorën e tij në zemër, për ta bërë me dije se po e ndjen atë sikurse bashkëlojtarët e tjerë belg.

Gjithsesi, përkundër ‘ndjesisë’ së Adnanit për himnin belg, ai nuk fitoi më shumë se një ndeshje në Botërorin e Brazilit, atë ndaj Koresë së Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat