Holanda triumfon me penallti

Sporti

Holanda triumfon me penallti

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2014 Në ora: 00:08

Kombëtarja e Holandës në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror - "Brazili 2014" në futboll. Holanda fiton me penallti me rezultat 4:3 ndaj Kostarikës, pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 0:0, por as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim në rezultat. Më 9 korrik, Holanda në gjysmëfinale ballafaqohet me Argjentinën, ndërsa me 8 korrik përplasen Brazili-Gjermania.
Pak kush ka pritur se përballja në mes Holandës dhe Kostarikës do të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Dhe as pas 120 minutave nuk u vendosë fati i ndeshjes, ngase portat mbeten të paprekura.
Portieri i Kostarikës, Keillor Navas, pa dyshim se ka qenë trim i mbrëmjes me mbrojtjet e tija fenomenale. Ai mbrojti një mori raste të futbollistëve të Holandës. Në minutën e 22-të, Arjen Robben në pozicion ideal, por Navas nuk mposhtet. Edhe në minutën 39-të, Wesley Sneijder nga rreth 25 metra dërgoi gjuajtje të fortë por Navas me ndërhyrje të jashtëzakonshme nuk lejojë që të tundet porta e tij. Në pjesën e dytë, Kostarika ishte më fat dhe mbase aleati më i fortë i tyre ka qenë shtylla pingule dhe tërthorësja. Në minutën e 82-të, Sneijder nga një pozitë si anash nga gjuajtja e lirë rreth 26 metra, goditi me mjeshtri por golin ia mohoi shtylla pingule. Në minutën e fundit të kohës së rregullt sërish Kostarika me fat, kur goditja e Robin Van Persie u prit se do të futet në rrjetë topin nga vija fatale e hoqi Tejeda dhe përplaset më pas në tërthorëse! Kostarika kryesisht më shumë ishte përqendruar në repartin e mbrojtjes dhe si "bunker", ndërsa sulmuesit e Holandës ishin të pafat, por edhe portieri Navas ishte më i merituari që kostarikanët nuk pësuan gol në kohën e rregullt (90 minuta). Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta u tregua lojë mjaft e mirë dhe Holanda vazhdonte me presionin e saj në drejtim të portës së Kostarikës. Mbrojtja kostarikane ishte në nivelin e lart, kurse "Tulipanët" përmes Sneijder, Robben e Van Persie dot të gjeni golin, ngase iu mungonte fati sportiv. Holanda ishte më fat në minutën e 117-të, kur Marco Urena qe i vetëm por portieri Cillessen me mudn të madh e ka mbrojtur dhe shpëtoi portën e tij. Pas dy minutave (119') prapë Kostarika me fat dhe tërthorësja aleati i saj. Sneijder depërton bukur, gjuajti fortë, por tërthorja shpëtoi Navasin. Holanda me penallti ishte më e suksesshme, kur portieri Krul qe trim duke mbrojtur gjuajtjet e Ruizit e Umanas. Holanda fiton me penallti me rezultat 4:3
Kostarikanët me gjithë se u eliminuan treguan lojë burrërore, por edhe fati ishte me ta për gjatë 120 minutave, por jo edhe me penallti.
Kostarika pa dyshim se ka qenë prej befasive më të mëdha të këtij edicionit, e cila ishte në grupin D me kombëtaret më të forta. Në hapje e pati mundur me rezultat 3:1 Uruguain, pastaj me 1:0 Italinë, vazhdoi të mbetet e pamposhtur edhe në takimin e tretë kur barazoi 0:0 me Anglinë. Kostarika renditet e para me 7 pikë në grup, kurse në të tetën e finales pas penalltive me 5:3 mundi Greqinë, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:1, por as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk patën ndryshuar rezultatin. "Tulipanët" furishëm e patën filluar ballafaqimin kur shkërmoqën me rezultat bindës 5:1 Spanjën, kampion ende në fuqi, më pas me 3:2 Australinë dhe me 2:0 Kilin. Holanda me 9 pikë zuri vendin e parë në grupin B, ndërsa në të tetën e finales me njjë rikthim sensacional në minutat e fundit me rezultat 2:1 Meksikën.

Holanda-Kostarika 4:3 me penallti- 0:0
Stadiumi "Arena Fonte Nova", Salvador.
Shikues: 50000.
Gjyqtar: Ravshan Irmatov (Uzbekistani).
Kartonat e verdhë: Martins Indi, Huntelaar, Diaz, Umana, Gonzalez, Acosta.
Penalltitë-shënuan: Van Persie, Robben, Sneijder, Kuyt - Borges, Gonzalez, Bolanos.
Dështuan: Ruiz, Umana.
Holanda: Cillessen (Krul 120+1'), De Vrij, Vlaar, Martins Indi (Huntelaar 106'), Depay (Lens 76'), Wijnaldum, Blind, Kuyt, Sneijder, Van Persie, Robben.
Kostarika: Navas, Gamboa (Myrie 78'), Acosta, Diaz, Gonzalez, Ruiz, Borges, Tejeda (Cubero 97'), Bolanos, Campbell (Urena 66'), Umana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat