Lebron James, rimendon rinovimin me Miamin

Sporti

Lebron James, rimendon rinovimin me Miamin

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 23:38

Festa e Pavarësisë kaloi pa goditje të mëdha në merkaton e NBA, por gjatë kësaj fundjave ose maksimumi në fillim të javës së ardhshme pritet të vijë vendimi i Carmelo Anthony.

Festa e Pavarësisë kaloi pa goditje të mëdha në merkaton e NBA, por gjatë kësaj fundjave ose maksimumi në fillim të javës së ardhshme pritet të vijë vendimi i Carmelo Anthony e ndoshta dhe ai i Lebron James dhe në këtë mënyrë merkato e kampionatit më spektakolar të basketbollit do të ndryshojë marsh me nisjen e efektit domino. Agjenti i Lebron James, Rich Paul, të Premten takoi drejtuesit e Lakers për të mbyllur turin që kishte bërë me pretendentët për të firmosur me të përzgjedhurin, por specialistët e mirëinformuar për merkaton e NBA mbeten të bindur se mbreti James do të rinovojë me skuadrën nga Florida. Ndoshta mund të tregohet i kujdesshëm duke rënë dakort për një kontratë afatshkurtër me kohëzgjatje 2- vjeçare dhe me një klauzolë që mund ti lejojë të drejtën për tu larguar që pas sezonit të ardhshëm, por gjithsesi Lebron vështirë se do ti kthejë krahët presidentit të Miami Heat, Pat Riley.

Pas spekulimeve të ditëve të fundit edhe Carmelo Anthony duket se ka zgjedhur të rinovojë. Takimi me Phil Jackson ka shpërndarë dhe dyshimet e fundit të lojtarit dhe persepktiva e maksi kontratës me Niksat e ka bërë të zgjedhë qëndrimin në New York edhe për kënaqësinë e bashkëshortes së tij La La Vasquez. Chicago e Houston nuk i kanë humbur zyrtarisht shpresat për shërbimet e tij por ndërkohë po shohin rreth e rrotull për ndonjë alternativë. Bullsave ju pëlqen sidomos Pau Gasol, ndërsa Houston i shkel syrin Chris Bosh, në rast se ky i fundit do të ketë dyshime për rinovimin me Miamin që deri para pak ditësh dukej i sigurt. Në ditën e festës së Pavarësisë gjeti akordin me Los Angelos Clippers Spencer Hawes. Gjatoshi që vitin e kaluar feshi fanellën e 76-ers dhe të Cavaliers, do të firmosë një kontratë 4-vjeçare prej 23 milionë Dollarësh me skuadrën kaliforniane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat