Thiago Silva sponsorizon Willian

Sporti

Thiago Silva sponsorizon Willian

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 23:12

Kapiteni thotë fjalën e tij. Thiago Silva mbështet emrin e Willian për të zëvendësuar të demtuarin Neymar në gjysmëfinalen kundër Gjermanisë. Mbrojtësi që luan për Paris Saint Germain, analizon situatën në kampin e Selecaos dhe çështjen që po bën zhurmën më të madhe, atë të dëmtimit të Neymar.

“Ai e kishte ëndërruar këtë Botëror që prej shumë kohësh. Nuk di të them nëse ndërhyrja e Zunigas ishte me tendencë për ta dëmtuar, por është e pamundur të marrësh topin nga kundërshtari kur ai e ka përballë. Është e pamundur që të shkosh drejt kundërshtarit me gjurin e ngritur në atë mënyrë”.

Në vijim të intervistës, Thiago Silva sponsorizon mesfushorin e Chelseat, Willian për të zenë vendin e Neymar.

“Kemi lojtarë të denjë për ta zëvendësuar, por unë besoj shumë te Willian. Ky është momenti i tij, sepse i ka dhënë provat që mund të bëjë po aq mirë sa Neymar”.

Thiago Silva do të mungojë edhe vetë në sfidën gjysmëfinale kundër Gjermanisë për shkak kartonësh, por ai beson te shpirti i skuadrës nëse ajo është e bashkuar.

“Do të jetë shumë e vështirë sepse ne humbëm lojtarin tonë më të mirë, por grupi është më i fortë se individët. Ne duhet të përgatitemi për t’u bërë ballë kundërshtarëve, pavarësisht mungesave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat