Shqipja e Blerim Xhemailit? (VIDEO)

Sporti

Shqipja e Blerim Xhemailit? (VIDEO)

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 14:17

Ylli i Zvicrës dhe Napolit Blerim Xhemaili është nga Bogovina e Tetovës, gjë që e bën të ndjehet krenar dhe të mos e harrojë atë edhe pse është larguar që në vogëli prej andej, madje edhe shqipen e flet si një tetovar i vërtetë.

Pas eleminimit në "Brazil 2014" Xhemaili ka vendosur të vizitojë vendlindjen e tij dhe të japë edhe një intervistë për televizionin lokal, Art.

Gjatë intervistës ai ka rrëfyer se edhe në përfaqësuesen e Zvicrës futbollistët shqiptarë flasin shqip me njëri-tjetrin.

Xhemaili është në qëndër edhe të zërave të merkatos ku Milani interesohet shumë për shërbimet e tij.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat