Maradona: Arbitri katastrofik. Ç’dreq ndeshje pa FIFA?

Sporti

Maradona: Arbitri katastrofik. Ç’dreq ndeshje pa FIFA?

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 12:33

Të gjithë e kanë me arbitrin Carlos Velasco Carballo, të cilin pas eliminimit të Kolumbisë nga Brazili, duan ta shikojnë të kryqëzuar njëlloj si Krishti.

Të gjithë e kanë me arbitrin Carlos Velasco Carballo, të cilin pas eliminimit të Kolumbisë nga Brazili, duan ta shikojnë të kryqëzuar njëlloj si Krishti. Shpërthyes si gjithmonë, Diego Armando Maradona iu drejtua sërish FIFA-s pa asnjë limit në fjalorin e tij, ndërkohë që vetë institucioni e përgëzoi gjyqtarin spanjoll për performancë të mirë në Fortaleza.

“Cfarë dreq takimi panë? Ndoshta duhet të kenë qënë në ndonjë ndeshje bejsbolli ose në duelet me dema sepse këtë ndeshje nuk besoj ta kenë parë. E zgjodhën siç deshën arbitrin, në momentin ideal kur Kolumbia kishte shanse më shumë se kurrë për të mposhtur Brazilin”.

Konkretisht Maradona e akuzoi spanjollin për ndërhyrjet sistematike sipas tij të David Luiz ndaj talentit kolumbian, James Rodriguez.

“Ishin të paktën 7 ndërhyrje nga mbrojtësi brazilian, i cili nuk u shqetësua për asnjë moment. Ky arbitër është më katastrofiku që kam parë në 10 vjet. Julio Cesar dhe Hulk meritonin karton të kuq, por u falën prej tij”.

Reagime të forta pati edhe nga kolumbianët. Ylli i munguar i këtij Botërori, Radamel Falcao, ndërkohë që përgëzoi skuadrën, ironizoi në Twitter, duke thënë se herën tjetër duhet të kërkohet arbitri që në këtë ndeshje mungoi. Po kështu edhe James Rodriguez pohoi pas disfatës se gjyqtari Velasco Carballo influencoi shumë në eliminimin e Los Cafeteros, megjithatë skuadra tani duhet të shikojë përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat