Brazili në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Sporti

Brazili në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 10:36

Vendi mikpritësi i kampionatit Botëror të Futbollit, Brazili, është kualifikuar për gjysmëfinale, pas fitores së mbrëmshme kundër Kolumbisë me rezultat 2:1.

Në këtë mënyrë, Brazili ende i ruan gjasët që për të gjashtën herë ta fitoj titullin e më të mirit në botë, që do të ishte një rekord i ri.

Në gjysmëfinale Brazili takohet me Gjermaninë, e cila dje e mundi Francën me rezultat 1:0.

Sot në kuadër të çerekfinales zhvillohen takimet Argjentina – Belgjika (në orën 18) dhe Holanda – Kosta-Rika (22).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat