Përleshje mes kolumbianëve e brazilianëve

Sporti

Përleshje mes kolumbianëve e brazilianëve

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 09:57

Yje të televizionit nga Kolumbia janë incizuar duke u rrahur me disa përkrahës të Përfaqësueses së Brazilit, duke u hedhur me pjata në një restorant.

Përleshja filloi pasi të dy palët filluan të shkëmbenin të shara e çka jo tjetër në mes vetes, para ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Kolumbisë. Ky ishte një tjetër incident në seri, pasi ajo e fundit ishte kur tifozët brazilian ndezën zjarr përpara hotelit ku qëndronte Përfaqësuesja e Kolumbisë, në orën katër të mëngjesit.

Manolo Cardona dhe Carlonia Guerra janë dy kolumbianët që u identifikuan në këtë video të nxehtë. Cardona është aktor ndërsa Guerra moderator në një televizion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat