Lojtarët që priten të shiten pas botërorit

Sporti

Lojtarët që priten të shiten pas botërorit

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 09:44

Çdo katër vite, vijnë zëra të ndryshëm, për lojtarë të ndryshëm. Kupa e Botës mund të quhet edhe si një ‘dyqan për lojtarë’, pasi shumë ekipe ia vënë syrin atyre që janë më të dalluarit në përfaqësueset e tyre përkatëse. E përditshmja ‘Sportsmail’ i ka shfaqur disa lojtarë që kanë qenë më në formë këtë edicion të Kupës së Botës, si dhe çmimi se sa mund të kushtojnë ata.

Divock Origi – (Belgjikë, Lille, 10 milionë funte)

Asnjë tinejxher tjetër nuk ka bërë paraqitje më të mirë se lojtari belg, Origi, i cili ka luajtur si zëvendësues në çdo ndeshje, duke shënuar golin e fitores kundër Rusisë, dhe padyshim që e meritonte vendin në formacionin standard kundër SHBA-së. Përsëri ai nuk dështoi, e tregoi fuqinë e tij dhe entuziazmin. Liverpooli duket ekipi që mund t’i siguroj shërbimet e lojtarit.

Daley Blind – (Holand, Ajax, 10 milionë funte)

Djali i legjendës së Ajaxit, Danny Blindit, ka bërë dy asistime deri tani kundër Spanjës. Trajneri Louis van Gaal mendohet se do ta marr atë me vete në Manchester United. Në moshën 24 vjeçare, çmimi i tij sillet rreth 10 milionë eurosh.

Jackson Martinez – (Kolumbia, Porto, 35 milionë funte)

Lojtari 27-vjeçar i Portos sa është parë deri tani mund të kaloj në Arsenal me shumë gjasa, ndërsa Arsene Ëenger ka deklaruar se është i gatshëm që t’i paguaj Portos rreth 35 milionë funte për t’i siguruar shërbimet e lojtarit. Në 91 ndeshje, Martinez ka shënuar 60-të gola.

Toni Kroos – (Gjermani, Bayern Munich, 25 milionë funte)

Organizatorit të lojës së Gjermanisë dhe Bayernit, 24-vjeçarit Toni Kroos, i skadon kontrata verën e ardhshme. Për këtë lojtarë kandidati kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij është Real Madridi, klub të cilin edhe Kroos e admiron jashtëzakonisht. Edhe Manchester Unitedi dukej serioze në këtë drejtim, por duket se Kroos tashmë e ka marrë vendimin për transferimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat