Ironike: FIFA i thotë jo racizmit dhe Kosovës!

Sporti

Ironike: FIFA i thotë jo racizmit dhe Kosovës!

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 23:29

FIFA po vazhdon luftën e saj për drejtësi në fushat e gjelbra, duke kërkuar ndaljen e racizmit dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Por, ironikisht është vetë shtëpia më e madhe e futbollit botëror që po bënë padrejtësi ndaj Kosovës.
Sfida çerekfinale mes Francës dhe Gjermanisë në Botërorin e Brazilit, solli një pankartë tejet domethënëse.

Pankarta mbante mbishkrimin: “FIFA: Thoni jo racizmit”, që është vetëm një tjetër veprim në vazhdën e luftës së shtëpisë më të madhe të futbollit botëror për të ndalur padrejtësitë.

E, ironikisht, është vetë FIFA ajo e cila po bënë padrejtësi. Ajo, tash e sa vjet, është duke refuzuar të pranojë Kosovën në gjirin e saj.

Përveç miqësoreve, për të cilat Kosova duhet të mbaj edhe shenjën e yllit si dhe të mos përfaqësohet si e tillë, FIFA nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta ndihmuar futbollin kosovar.

Madje, në kongresin e fundit të kësaj shtëpie në fillimin e muajit të kaluar, nuk u publikua asnjë njoftim nëse është diskutuar për futbollin kosovar, ndonëse Kosova ishte në agjendën e bisedimeve para kongresit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat