Cafu:Brazil, mjaft qave!

Sporti

Cafu:Brazil, mjaft qave!

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 19:55

Ish-kapiteni i Brazilit, Marcos Evangelista de Moraes, i njohur si Cafu, bëri një analizë të ngjashme me atë të Fabio Cannavaros duke thënë që lojtarët brazilianë nuk duhet të qajnë, por të luajnë futboll duke sakrifikuar në fushën e lojës.

“Mund ta justifikoj të qarën e Julio Cesar pasi ka kaluar momente të vështira, por mendoj se duhet lënë mënjanë e qara dhe të luhet futboll. Futbollistët duhet të hyjnë në fushë gati për të “kafshuar” dhe jo për të qarë. Seleçao duhet të jetë e bindur në atë që bën dhe kundërshtarët duhet ta kenë frikë”, tha lojtari që ka luajtur tre finale Botërori radhazi dhe që ka fituar 2 prej tyre.

Milanit shtoi se trajneri Scolari nuk duhet të lejojë që lojtarët e tij të derdhin lot sërish: “Nuk jep imazh të mirë kur lojtarët qajnë. Trajneri duhet të punojë me secilin prej tyre në mënyrë që kjo gjë të mos përsëritet sërish. Por, Brazilit i mungon cilësia dhe për këtë arsye flitet pë tema të tjera.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat