Shaqiri ka dy zgjidhje!

Sporti

Shaqiri ka dy zgjidhje!

Nga: K.G. Më: 4 korrik 2014 Në ora: 12:41

Mesfushori shqiptar nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës dhe i kampionit gjerman, Bayerni nga Munihu, ka dy zgjidhje! Tabloidi anglez “Daily Star” shkruan se sipas informacioneve të reja Liverpooli është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me Xherdan Shaqirin. Trajneri i nënkampionit anglez, Brendan Rodgers mund të jetë shumë afër që të përfundojë një marrëveshje me Bayernin për Shaqirin. 22-vjeçari ka dy zgjidhje: t’i bashkohet Liverpoolit apo të pranojë një kontratë të re me bavarezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat