Scolari: Nuk përmbyset bota nëse eliminohemi

Sporti

Scolari: Nuk përmbyset bota nëse eliminohemi

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 00:06

Sipas Felipaos, jeta do të vazhdojë edhe nëse Brazili I tij eliminohet në sfidën e se premtes.

Luis Felipe Scolari kërkon të ulë tensionin në skuadrën e tij para cerkefinales së botërorit ndaj Kolumbisë. Sipas Felipaos, jeta do të vazhdojë edhe nëse Brazili i tij eliminohet në sfidën e se premtes.

“Nëse humbasim nuk do të jetë fundi i botës. Në duhet të hedhim hapin e 5-të në këtë turne, për të shpresuar më pas tek suksesi në dy sfidat e fundit. Do të kemi përballë një kundërshtar më të fortë se Kili. Kolumbia më pëlqen shumë sesi luan, di ta qarkullojë topin dhe është shumë e disiplinuar. Ata kanë më shumë talent sesa kilianët, por ne i kemi armët për t’i mposhtur. James Rodriguez? Nuk mendojmë për individë të vecantë, por për skuadrën që do të kemi përballë.

Scolari nuk mund t’i shpëtonte pyetjes rreth pranisë së piskologut, I thirrur në Selecao pas kualifikimit dramatik me Kilin në 1/8.

"Mendoj se këtu ka një keqkuptim. Takimi me psikologen Regina Brandao ishte parashikuar kohë më parë. Do të vijë të flasë të dielën dhe të hënën, kjo në varësi të rezultatit me Kolumbinë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat