Bruins hedh një hap drejt fazës tjetër play-off

Sporti

Bruins hedh një hap drejt fazës tjetër play-off

Më: 25 prill 2014 Në ora: 09:26

Boston Bruins hodhën një hap shumë të rëndësishëm drejt fazës tjetër të play-off pasi mundën në ndeshjen e katërt, Detroit Red Wings pas kohës shtesë. Në transfertën e Michiganit, ekipi nga Massachusets arriti një sukses të rëndë dhe në takimin e ardhshëm në shtëpi këtë të Shtunë mund të mbyllë përfundimisht çështjen e kualifikimit. Në “Joe Luis Arena” ndeshja nisi shumë mirë për Detroitin, që kaloi në avantazh në periodën e parë me një gol të Niklas Kronwall. Skuadra vendase thelloi rezultatin në pjesën e dytë të lojës me Pavel Datsyuk duke krijuar përshtypjen e një suksesi të thjeshtë por Bruins rihapën takimin me anë të Torey Krug që shkurtoi diferencën.

Në 20 minutëshin e tretë, Milan Lulic shënoi dhe golin e 2-2 duke çuar takimin në shtesë. 6 minuta përpara përfundimit të kohës, Jarome Iginla arriti t’i japë fitoren Bostonit me rezultatin 3-2, që kryeson tashmë 3-1 serinë. Në ndeshjet e tjera kampionët e vitit 2012 të Los Angeles Kings i dhanë vetes shpresë për kualifikimin pasi mundën 6-3 San Jose Sharks duke shkurtuar diferencën në rezultatin e përgjithshëm në 3-1 ndërsa Minnesota Wild barazoi serinë pas fitores 2-1 me Colorado Avalanche.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat