Sampaio: Në stadium të mbizotërojë e kuqa

Sporti

Sampaio: Në stadium të mbizotërojë e kuqa

Më: 25 prill 2014 Në ora: 09:26

Kastrioti është kundërshtari i radhës për Partizanin në kampionat dhe trajneri, Marcio Sampaio ka kërkuar një përqendrim të madh nga lojtarët e tij për këtë sfidë. Ai theksoi se po përgatiten shumë mirë dhe se po i japin vëmendjen e duhur këtij takimi, pasi dëshirojnë të evitojnë çdo surprizë të pakëndshme.

Sampaio tha se çdo skuadër kërkon fitoren ndaj të tyre dhe për këtë ai i ka kërkuar skuadrës një përqëndrim të madh në fushë. Gjithashtu portugezi i ka bërë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm në numër të madh në stadium pasi ndeshja do të luhet në “Selman Stërmasi” dhe në impiantin bardheblu ai dëshiron të mbizotërojë ngjyra e kuqe, ku çdo tifoz duhet të veshë një bluzë të kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat