Vilanova në gjendje të rëndë shëndetësore

Sporti

Vilanova në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 24 prill 2014 Në ora: 23:50

Tito Vilanova u shtrua sërish në një spital të Barcelonës për shkak të problemeve që vijon të vuajë nga kanceri në gjendrat veshore që e ka goditur që në vitin 2011. Ish trajneri i Barcelonës, pasditen e së enjtes u operua dhe gjendja e tij shëndetësore duket vërtet e rëndë. Shtrimi në spital kishte ndodhur prej pak ditësh, por lajmi ishte ruajtur me rigorozitet pasi mediat spanjolle apo katalanase nuk kishin shkruajtur asgjë për të respektuar privatësinë e trajnerit që fitoi La Ligan e sezonit të kaluar. Por gjithsesi lajmi i shpëtoi dikujt dhe rrjetet sociale bënë pjesën tjetër duke e bërë informacionin publik.
Vilanova është 45 vjeç dhe sëmundja iu diagnostikua për herë të parë kur ishte asistenti i Pep Guardiolës në 2011-ën.

Pas operacionit dhe kurave u raportua një përmirësim i ndieshëm por në dhjetor të 2012-ës u rikthye periudha e vështirë. Në atë kohë Vilanova ishte trajner i Barcelonës. Tito la stolin për t’u operuar dhe për t’u kuruar më pas në New York, duke u kthyer në “Camp Nou” në fillim të prillit për ta udhëhequr skuadrën drejt titullit. Në 19 qershorin e kaluar bëri të ditur lamtumirën ndaj detyrës së trajnerit për shkak të rishfaqejs së sëmundjes, ndërsa shfaqja e tij e fundit publike ishte para disa muajsh kur ndodhej në “Camp Nou” për të parë një ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat