Thohir premton: Interi si Real Madrid

Sporti

Thohir premton: Interi si Real Madrid

Më: 24 prill 2014 Në ora: 23:42

Erick Thohir premton një Inter si Reali i Madridit dhe këtë e bëri pikërisht me rastin e prezantimit të turneut “Corazon Clasic Match 2014”, i cili ka arritur në edicionin e tij të tetë dhe në 8 qershor vë përballë lojtarët e lavdishëm të së kaluarës të Interit dhe të Realit, event gjatë të cilit manjati indonezian mori shtysën për të deklaruar:

“Reali dhe Interi kanë një histori të madhe, futbollistë të mëdhenj që kanë nderuar historinë e këtyre dy skuadrave, Është një histori pune e sakrificash për të dy klubet, tani Interi është në një proçes tranzicioni, nga i cili do të dalim me shumë punë nga ana e të gjithëve për të arritur në një nivel superior, pikërisht si Reali”.

Thohir u pyet edhe nëse ndodhej në Madridt për të folur për merkaton dhe lojtarë që mund t’i interesojnë me Florentino Perez por indoneziani u përgjigj se gjëja më e rëndësishme është që të ruhen marrëdhëniet e mira dhe respekti reciprok që ekziston mes dy klubeve që janë luajalë me njëri-tjetrin, ndërsa u treguar i rezervuar kur iu kërkua një koment mbi mikun e tij Peter Lim , biznesmenin që besohet se ka bërë një ofertë për Milanin duke u deklaruar se ishte në dijeni të faktit që Lim më parë ishte interesuar dhe për blerjen e Liverpool-it dhe të Valencia-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat