Tronditet Chelsea, suspendohet rëndë Ramires

Sporti

Tronditet Chelsea, suspendohet rëndë Ramires

Më: 24 prill 2014 Në ora: 20:45

Braziliani i Chelseat Ramires është suspenduar me katër ndeshje moslojë, pasi që ky i fundit goditi në fytyrë anëtarin e Sunderland Larsson në ndeshjen që Chelsea e humbi 1-2 në Stamford Bridge. Ish anëtari i Benficas e goditi në fytyrë Sebastian Larssonin por që arbitri i sfidës Mike Dean nuk e vërejti. Federata e Futbollit Anglez e ka vëzhguar me kujdes situatën dhe ka ardhur në përfundim për suspendimin e Ramires me katër ndeshje moslojë. Ky suspendim do të thotë se Ramires nuk do të mund të paraqitet me Chelsean më këtë sezon në Premier Ligë, pasi që në kampionatin Anglez tashmë kanë mbetur vetëm edhe tre ndeshje deri në përfundim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat