Suarez: Do të ishte e mahnitshme të fitonim titullin

Sporti

Suarez: Do të ishte e mahnitshme të fitonim titullin

Më: 24 prill 2014 Në ora: 20:23

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez beson se skuadra e tij është e surprizuar me veten, pasi që ata janë afër të fitojnë titullin e ligës 24 vjetësh. Skuadra e Brendan Rodgers ka qenë në formë fenomenale në pjesën e dytë të sezonit, duke fituar 11 ndeshjet e fundit në ligë. "Titulli do të ishte diçka që askush nuk do të besonte". "Ne kemi lojtarë të mirë, por në qoftë se ju shikoni në regjistrin e plotë, ne nuk kemi lojtarë sikur klubet e tjera''. "E vërteta është se ne jemi të habitur veten se si edhe ne jemi duke luajtur. "Ne kemi lojtarë të mirë që po tregojnë se pse ata janë në Liverpool dhe do të ishte diçka e mahnitshme që të fitojmë titullin për shkak të investimeve të mëdha nga Chelsea, Manchester City dhe Arsenali'', tha Suarez për mediat uruguajane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat