Trepça merr 3 pikë me vlerë ndaj Llamkos Kosova

Sporti

Trepça merr 3 pikë me vlerë ndaj Llamkos Kosova

Më: 24 prill 2014 Në ora: 20:15


Fitore jetike për Trepçën në Superligën kosovare. Skuadra nga Mitrovica mori tre pikë të arta për mbijetesën duke mposhtur me rezultatin 1-0 kryesuesit e kampionatit, Llamkos Kosovën, duke fituar kështu oksigjen në luftën për të qëndruar në Superliga. Që në fillim skuadra e drejtuar nga një nga Emir Ajvazi tregoi grintën e saj për të marrë rezultat përballë kryesuesve pavarësisht se ndeshja nuk spikati për raste të shumta për shënim. Episodi vendimtar i takimit ishte ai i minutës së 59 kur arbitri akordoi një 11 metërsh për Trepçën.

Në pikën e bardhë u prezantua kapiteni Shpëtim Babaj, që pavarësisht se pa portierin e Llamkos Kosovës Tahiri t’i priste goditjen, këmbënguli në topin e kthyer për të shënuar golin e avantazhit për Trepçën që arriti ta menaxhojë rezultatin deri në fund të 90 minutëshit për të marrë një fitore me shumë peshë që e ngjit në kuotën e 29 pikëve në vendin e dhjetë të klasifikimit të Superligës kosovare ku parakalon Hysin dhe i afrohet me vetëm një pikë Ferronikelit të vendit të 9. Për sa i përket Llamkosit falë dhe rezultateve të rivalëve në zonën e lartë të tabelës disfata nuk ndryshon pozitat në udhëheqje të renditjes ku skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi vijon të kryesojë me 8 pikë diferencë nga ndjekësit e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat