Mediat belge: Januzaj bëri zgjedhje inteligjente

Sporti

Mediat belge: Januzaj bëri zgjedhje inteligjente

Më: 24 prill 2014 Në ora: 16:34

Mediat belge bashkohen njëzëri për çështjen Januzaj. Pak orë pas vendimit të mesfushorit për t’i dhënë fund enigmës për kombëtaren që do të përfaqësojë, mediat online dhe ato të shkruara e cilësojnë vendimin e 19-vjeçarit si më të mirin që ai mund të bënte në këtë situatë. Sipas tyre, Januzaj që bëri një zgjedhje inteligjente, bëri një zgjedhje me zemër dhe logjikë të ftohtë. E prditshmja “Lesoir” e hap versionin e saj sportiv me titullin: Januzaj ka zgjedhur “Djajtë”. Kjo gazetë çel gjithashtu edhe një sondazh nëse talenti duhet të bashkohet me skuadrën e Wilmots për të udhëtuar në Brazil? Ndërkohë, për “Lanouvellegazette.be”, lajmi i afrimit të Januzajt me Belgjikën është pozitiv.

“Lavenir.net” thellohet edhe më shumë në vendimin e marrë nga Januzaj, duke theksuar se bëhet fjalë për një veprim të ndikuar nga ndjenjat dhe logjika e ftohtë pasi në kombëtaren e Belgjikës, mesfushori i Man. United ka një te ardhme të madhe përpara. Edhe e përditshmja “Demorgen.be” e shikon bashkimin e Januzajt me kombëtaren e Belgjikës si një element ekstra në organikën e trajhnerit Mark Wilmots, i cili ka më shumë alternativa për mesfushën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat