Majlinda deklasoi rusen, shpallet kampione evropiane

Sporti

Majlinda deklasoi rusen, shpallet kampione evropiane

Nga: K.Goca Më: 24 prill 2014 Në ora: 14:19

Majlinda Kelmendi (52 kg) është kampione e Evropës në kategorinë 52 kg në xhudo, e cila në finale e deklasoi rusen Natalia Kuziutina. Majlinda dëshmoi fuqinë e saj në Kampionatin Evropian që po mbahet në Montpellier të Francës. Një Majlindë që tregoi shpirt të madh luftarak, e cila mahniti të gjithë me luftën e pastër dhe mjeshtrit e saja kundër ruses.

* * * * *
Xhudisja Majlinda Kelmendi (52 kg) kualifikohet në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, që zhvillohet në Montpellier të Francës. Majlinda ishte fenomenale kundër gjermanes, Mareen Kraeh, duke e mundur për katër minuta. Ajo në finale do të ketë një përballje shumë të zorshme me rusen, Natalia Kuziutina. Një është më së e qartë, Majlinda të argjendtën e ka të sigurt, por kërkon medaljen e artë. Xhudisja e Kosovës, kampionia e botës është afër titullit të kampionit evropian. Ajo deri më tash ka mposhtur garuesen nga Rumania, Larisa Alexandra Florian, pastaj armenen Zhanna Stankevich dhe së fundit edhe gjermanen Mareen Kraeh.

****

Super Majlinda Kelmendi (52 kg) vazhdon me luftëra të shkëlqyeshme. Ajo shënoi fitoren e dytë më radhë, duke u kualifikuara në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian në xhudo, e cila po mbahet në Montpellier të Francës. Krenaria e sportit tonë pas fitores kundër garueses nga Rumania, Larisa Alexandra Florian, kësaj herë e gjunjëzoi armenen, Zhanna Stankevich. Ashtu si di Majlinda me mjeshtrit e saja për një minutë e tetë sekonda e ka deklasuar rivalen armenen dhe marshon në gjysmëfinale, për të kërkuar finalen e madhe dhe medaljen e artë evropiane. Majlinda në gjysmëfinale takohet me gjermanen Mareen Kraeh. Një sfidë e vështirë, por Majlinda është favorite! K.Goca

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat