Majlinda kualifikohet, Akili e Distria u eliminuan

Sporti

Majlinda kualifikohet, Akili e Distria u eliminuan

Nga: K.Goca Më: 24 prill 2014 Në ora: 13:50

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi (52 kg) ka treguar luftë fantastike, duke e deklasuar për një minutë e 28 sekonda garuesen nga Rumania, Larisa Alexandra Florian, në rrethin e dytë të Kampionatit Evropian në xhudo për seniore që zhvillohet në Montpellier të Francës. Majlinda rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa tashmë për rivale ka armenen, Zhanna Stankevich. Distria Krasniqi ishte e pafat, e cila në saje të dy gabimeve në fund, pësoi humbje nga turkja, Sumeyye Akkus. Akil Gjakova në kategorinë 66 kg pati nismë të mirë ku në rrethin e parë eliminoi Andraz Jereb. Akili e fitoi luftën për 2 minuta e 17 sekonda, kurse në rrethin tjetër humbi nga Georgii Zantaraia nga Ukraina. Kjo luftë zgjati katër minuta e 46 sekonda, por Akili nuk e kishte freskinë si në rrethin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat