Reali luajti me zemër

Sporti

Reali luajti me zemër

Më: 24 prill 2014 Në ora: 09:14

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, theksoi se skuadra e tij luajti me zemër në sfidën ndaj Bayern Munichut. Ai falënderoi tifozët për përkrahjen që i dhanë skuadrës në këtë ndeshje.
Sergio Ramos u shpreh i lumtur me fitoren ndaj Bayern Munichut në kuadër të sfidës së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi spanjoll theksoi pas takimit se futbollistët ‘mbretëror’ luajtën me zemër për ta arritur fitoren 1:0 ndaj bavarezëve.

“Kjo skuadër ka zemër dhe ne duhet të falënderojmë publikun. Të luajmë në shtëpi është gjithmonë më e lehtë”, u shpreh Ramos.

“Ne jemi mësuar se si të krijojmë raste dhe t’iu shkaktojmë atyre dhimbje”, shtoi tutje mbrojtësi spanjoll.

Ky i fundit pati një paraqitje mjaft të mirë në sfidën ndaj bavarezëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat