Robben: Prisja stuhi nga Reali

Sporti

Robben: Prisja stuhi nga Reali

Më: 24 prill 2014 Në ora: 00:18

Mesfushori holandez i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka mbetur i ‘befasuar’ me lojën që ka treguar Real Madridi, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu” që u mbyll me fitoren e madrilenëve, 1:0.

“Të them të drejtën kam pritur më shumë nga Reali. Prisja se do të dilte në fushë si stuhi, por lojtarët madrilenë në vend të kësaj na lejuan që ne të bëjmë lojën tonë dhe kjo më befasoi. E presim me vetëbesim të madh ndeshjen e kthimit. Luajtëm kundër Realit, që është një superskuadër, kurse dominuam dhe krijuam disa raste të mira, prej të cilave më e mira ishte ajo e Gotzes”, ka thënë Robben.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat