Reali fiton betejën e parë ndaj Bayernit!

Sporti

Reali fiton betejën e parë ndaj Bayernit!

Më: 23 prill 2014 Në ora: 22:39

Real Madridi në "Santiago Bernabeu" shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër kampionit në fuqi, Bayernit nga Munihu, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League. Bayerni ka pasur shumë më shumë posedimin e topit, por pa efekt, pasi që Reali triumfoi me një rezultat shumë të favorshëm për ndeshjen e kthimit. Dy trajnerët: Carlo Ancelotti i Real Madridit dhe Pep Guardiola i Bayernit, u munduan të aplikojnë mbrojtje të fortë e më kundërsulme.
Bayernin e filloi furishëm takimin mbase në 18 minuta e parë e mbajti në gjysmëfushën e vet Realin, por pa sukses që të shperthejnë me gol.Me gjitthë dominimin e bavarezëve, Reali shënoi gol qysh në minutën e 19-të.Cristiano Ronaldo, i cili u kthye nga lëndimi për mrekulli e ka pasuar topin deri te Coentrao, i cili edhe më mirë ka asistuar deri te Karim Benzema, që shënoi gol me lehtësi dhe 1:0. Në vazhdim "mbretërit" patën edhe tri mundësi të mira, por Ronaldo në dy raste nuk qe i shkathët sikurse edhe Di Maria. Edhe pjesa e dytë qe mjaft e mirë dhe të dyja ekipet sulmuan. Reali përmes Ronaldos e Bayerni me Robbenin ishin gjithnjë të rrezikshëm.Në minutwn e 61-të, Robben dërgoi gjuajtje të plogësht ku pa vështirësi e priti portieri Casillas. Ronaldo për bukuri në 16-sh por gjuajtjen e fortë të tij mezi e ka mbrojtur portieri Neuer. Gareth Bale është aktivizuar në minutën e 73-të në vend të Ronaldos, që tregoi lojë shumë të mirë.Muller tentoi nga rreth 20 metra ta befasoi Casillasin, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës pikërisht në minutën e 81-të. Casillas pa dyshim se ka qenë fenomenal në minutën e 83-të kur ka shpëtuar gol të sigurt. Ai si trim i vërtetë ka pritur gjuajtjen e fuqishme të futbollistit Gotze. Në minutën e 90+1 Muller në situatë të volitshme për gol por pengohet nga Alonso, por gjyqtari Webb nuk akordoi penallti. Real Madridi shënoi fitore shumë të rëndësishme dhe i jep një siguri të mirë për ndeshjen e kthimit pas një jave në Alliaz Arena, ndërsa bavarezët besojnë se do ta përmbysin këtë epërsi dhe të kualifikohen në finale.

Real Madrid-Bayern 1:0 (1:0)
Stadiumi "Santiago Bernabeu", Madrid.
Shikues: 80.354.
Gjyqtar: Howard Webb (Anglia).
Shënues: Benzema (19').
Kartonat e verdhë: Isco.
Real Madrid:Casillas,Carvajal,Ramos,Pepe(Varane 73'),Coentrao,Modriç,Alonso, Di Maria, Isco (Illarramendi 82'), Ronaldo (Bale 73') dhe Benzema.
Bayern: Neuer,Rafinha(Martinez 66'),Boateng,Dante,Alaba,Schweinsteiger (Muller 74'),Lahm,Kroos,Robben, Ribery (Gotze 72') dhe Mandzukic.

Rezultatet
Real Madrid -Bayern 1:0 (1:0)
Atletico Madrid-Chelsea 0:0 (0:0)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat