Majlinda me fat, por jo edhe Distria dhe Akili

Sporti

Majlinda me fat, por jo edhe Distria dhe Akili

Nga: K.Goca Më: 23 prill 2014 Në ora: 19:34


Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi (52 kg), ndryshe krenaria e sportit e Kosovës, është e mobilizuar për të treguar mjeshtrit e saja dhe për të fituar medalje. Ajo është e përgatitur deri në pikën e fundit së bashku me Distria Krasniqin, e cila garon në kategorinë 48 kg dhe Akil Gjakova në 66 kg. Tre garues nga Kosova në Kampionatin Evropian në Montpellier të Francës që synojnë paraqitje dinjitoze dhe të fitojnë edhe medalje, ku gjasat më të mëdha i ka Majlinda, e cila është si favorite. Majlinda është në grupin A, e cila qe më fat, ngase është kualifikuar në rrethin e radhës, ku pret fituesen e duelit mes italianes Odette Giuffrida, e 48-ta në renditjen botërore dhe rumunes, Alexandra Larisa Florian, e cila renditet e 51-ta. Distria Krasniqi, një talente e madhe, garon në grupin D, e cila në rrethin e parë përplaset me garuesen nga Turqia, Sumeyye Akkus. Në rast se ajo kualifikohet më tutje do të ndeshet me fituesen e sfidës mes ukrainases, Maryna Cherniak dhe ruses, Nataliya Kondratyeva. Akil Gjakova është në grupin D dhe takohet me sllovenin Andraz Jereb. Një sfidë e vështirë por shpreson ta tejkalojë. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se nga Majlinda pret medalje, ndërsa nga Distria e Akili paraqitje sa më të mirë. Sipas tij, më rëndësi është garuesi të janë në nivel dhe të jetë një ditë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat