Shkëlqen Shkëndija

Sporti

Shkëlqen Shkëndija

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2014 Në ora: 19:33

Shkëndija e Tetovës shënoi fitore bindëse me rezultat 4:0 kundër Napredokut, në takimin e javës së 29-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Futbollistët e skuadrës kuqezinj treguan lojë të pëlqyeshme dhe duke e demoluar rivalin. Golat i realizuan: Vrucina (30’), Useini (51’), Kurtishi (72’) e Shaqiri (75’). Për tetovarët janë tre pikë të rëndësishme të cilat e mbajë në vend të gjashtë me 45 pikë. Renova nga Xhepçishti i Tetovës si mysafir importoi një pikë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Turnovon. Për Renovën shënoi Ramadani në minutën e 20-të dhe për vendasit Ejupi në atë të tretën. Renova klasifikohet në vend të tretë me 37 pikë, e cila beson se do ta sigurojë ekzistencën, kurse Turnovo e treta me 51 pikë. Ndërsa skuadra tjetër shqiptare, Gostivari pësoi humbje në udhëtim me rezultat 3:0 nga Bregallnica.

Liga e Maqedonisë

Rabotniçki-Metalurgu 1:2
Bregallnica –Gostivari 3:0
Euromilku-Makedonija GP 3:1
Shkëndija-Napredoku 4:0
Turnovo-Renova 1:1

Tabela
1. Rabotniçki 29 15 8 6 53
2. Metalurg 29 14 11 4 53
3. Turnovo 29 15 6 8 51
4. Pelisteri 28 14 8 6 50
5. Vardari 28 13 9 6 48
6. Shkëndija 29 12 9 8 45
7. Bregallnica 29 11 9 9 42
8. Renova 29 8 13 8 37
9. Euromilku 29 8 11 10 35
10. Makedonija GP 29 7 5 17 26
11. Napredoku 29 2 8 19 14
12. Gostivari 29 3 5 21 14

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat