Bayerni sakrifikon Shaqirin, Mandukiqin, plus 20 milionë euro për Pogban

Sporti

Bayerni sakrifikon Shaqirin, Mandukiqin, plus 20 milionë euro për Pogban

Më: 23 prill 2014 Në ora: 15:28

E ardhmja e Xherdan Shaqirit duket gjithnjë e më larg Bayern Munich.
Mediat italiane të mërkurën raportojnë se “bavarezët” synojnë që në tregun e verës ta blejnë mesfushorin e Juventusit, Paul Pogban.
Sipas mediave italiane, gjiganti gjerman është i gatshëm të sakrifikojë Xherdan Shaqirin, Mario Mandzukiçin dhe 20 milion euro për mesfushorin francezin, i cili kërkohet edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane.
Raportohet se krerët e Juves nuk janë të interesuar për shkëmbim. “Zonja e vjetër” synon ta shes Pogban dhe me parat e shitjes së tij të blejnë Dzekon, Nanin, Cuadradon, Sahchezin, Di Marian, Moratan dhe Van Persie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat