FIFA ia lejon transferimet Barçës

Sporti

FIFA ia lejon transferimet Barçës

Më: 23 prill 2014 Në ora: 15:25

FIFA ka bërë të ditur se Barcelona do të ketë mundësi të blejë lojtarë të ri gjatë afatit kalimtar, pasi ata kanë tërhequr vendimin e tyre pas apelit që ka bërë klubi katalunas.

Blaugranat fillimisht u ishte ndaluar transferimi i çfarëdo lojtari në dy afatet e ardhshme kalimtare shkaku i thyerjes së rregullave në transferimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

“Klubi i Barcelonës ka bërë apel para kundër vendimit të Komisionit Disiplinor të FIFA-s që ndalonte klubin të bënte transferime shkaku i thyerjes së rregullave nën moshën 18-vjeçare”, ka bërë të ditur shtëpia e futbollit.

“Vendimi do të ketë efekt të menjëhershëm që nga data e publikimit”.

Pas këtij vendimi, Barcelona do të transferojë Alen Haliloviqin nga Dinamo Zagrebi, derisa është çështje kohe transferimi i portierit gjerman Marc-Andre ter Stegen nga Borussia Munchengldbachu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat