United nuk është në planet e Guardiolas

Sporti

United nuk është në planet e Guardiolas

Më: 23 prill 2014 Në ora: 09:55

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit.
Pas shkarkimit të David Moyes po përmenden thuajse të gjithë emrat e trajnerëve të mirë, megjithatë spanjolli thotë se ka shumë punë për të bërë në Allianz Arena dhe nuk do të largohet në një të ardhme të afërt.

“Jam te Bayerni dhe kam nënshkruar për tre vite. Mendoj se mund të përmirësohemi akoma”.

“E kam ndryshuar kulturën time katalunase për këtë gjermane dhe kjo nuk ishte lehtë. Më duhet kohë”.

“Kam akoma punë për të bërë, jam komod këtu dhe njerëzit e respektojnë punën time. Dua të qëndroj këtu”, ka thënë Guardiola në një konferencë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat