Lady Barbara: Tituj? Duhet të fitojmë edhe para

Sporti

Lady Barbara: Tituj? Duhet të fitojmë edhe para

Më: 23 prill 2014 Në ora: 01:55

Futbolli sipas Barbara Berlusconit, në pak rradhë në fund të një interviste të saj për edicionin spanjoll të Vanity Fair, administratorja e deleguar e Milanit shpjegon një pjesë të filozofisë së saj për futbollin pasi kishte folur shume për politikën dhe pak për jetën private duke u shprehur: “Në futboll ka aktivitete të panumërta dytësore që mund të gjenerojnë shumë përfitime , si shitja e fanellave dhe sponsorizimet. E rëndësishme është që të fitosh jo vetëm tituj, por edhe të bësh para”.

Këndvështrimi i bijës së presidentit Berlusconi është i qartë dhe i kuptueshëm, ajo merret me anën komerciale dhe objektivi që ka është t’i mundësojë shoqërisë që të vetëfinancohet, pasi për vite të tëra e madje dhe në mbledhjen e fundit të këshilit administrative Fininvest i është dashur të mbulojë gropat e Milanit në buxhet. Vetë tifozët nga ana tjetër e kanë kuptuar se pa paratë, ose më mirë pa mundësinë për të dominuar merkaton si njëherë e një kohë, edhe fitorja e titujve bëhet e pamundur.

Natyrisht që këndvështrimi i tifozit është i ndryshëm, pë rata që valësisin flamujt e Milanit, natyrisht që duhen bërë para, por vetëm dhe ekzkluzivisht për të blerë futbollistë t ë aftë për të fituar trofe, dicka që për tifozët është e vetmja gjë që ka rëndësi me të vërtetë. dhe për fat të keq për mbështetësit kuqezinj, pas vuajtjeve të sezonit aktual, parashikimet e merkatos për verën nuk parathonë rikthimin e madhështisë së dikurshme. Për ditë të tëra është folur për largimin e mundshëm të Kaka, i mikluar nga sirenat e Orlandos dhe kampionatit amerikan, sot argument më i rrahur është blerja përfundimtare e Taarabt dhe ajo e Rami. Për të dy nevojiten 14 milionë euro, nga 7 milionë për kokë, dhe golat e Adel nuk bëjnë gjë tjetër vecse ulin mundësitë e një skontoje nga ana e QPR që ka në pronësi kartonin e marokienit. Dhe arkat e Milanit me sa duket, nuk mund të përballojnë shuma të tilla, gjenerimi i të ardhurave, ashtu sic thotë dhe Barbara, është me të vërtetë i rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat