Rossi pritet të rikthehet ndaj Bolognas

Sporti

Rossi pritet të rikthehet ndaj Bolognas

Më: 23 prill 2014 Në ora: 01:26

Te Fiorentina mund të marrin frymë lirisht pasi shumë shpejtë do ta kenë edhe ata bomberin e tyre. Giuseppe Rossi pasditen të martës u rikthye në stërvitje me grupin dhe mund të jetë I gatshëm për sfidën e fundjavës me Bolognan, por edhe nëse nuk arrin tja dalë të jetë gati për transfertën e Dal Aras, 27-vjecari sipas të gjithave gjasave do të rikuperohet për ndeshjen finale të Kupës së Italisë ndaj Napolit që do të luhet në Romë 3 majin e ardhshëm.

Sulmuesi i vjollcëve por edhe i kombëtares italiane qëndron jashtë fushave që nga fillimi Janarit pasi në sfidën me Livornon pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë. Rossi në këto 3 muaj e gjysëm ka bërë cmosë për tu rikuperuar pasi përvecse dëshiron të luajë në finalen e Kupës së Italisë kërkon të grumbullohet edhe nga trajneri Cesare Prandelli në Botërorin e Brazilit. E ndryshme nga ajo Rossit është situata e Mario Gomez me sulmuesin gjerman që vazhdon të qëndrojë jashtë pas dëmtimit që pësoi në gjurin e majtë një muaj më parë. Ish futbollisti i Bayernit vijon të zhvillojë stërvitje të diferencuar në palestër dhe ende nuk dihet data se kur mund të rikthehet në tapetin e gjelbër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat