Icardi: Qëndroj te Interi për të mësuar

Sporti

Icardi: Qëndroj te Interi për të mësuar

Më: 23 prill 2014 Në ora: 00:59

Mauro Icardi është një personazh i destinuar për të përcarë të apasionuarit pas futbollit. Por në pritje për të fituar përfundimisht zemrat e tifozëve të Interit, golat e shënuar në Bologna dhe ndaj Sampdorias kanë ndezur interesin e disa klubeve jashtë Italisë në drejtim të tij, mes të cilëve dhe Atletico e Reali i Madridit. Por vetë Icardi këmbëngul edhe një herë se nuk dëshiron të largohet.

“ Te Interi dua të ndërtoj karrierën time, duke vazhduar të bëj atë që po bëj edhe këtë vit, cdo vit do të mësoj dicka më shumë. Po bëj gola me Interin dhe nëse më vjen ftesa për botërorin do të jem akoma më i kënaqur, nëse nuk ndodh atëherë do të lë takim me atë pasardhësin. Më kërkojnë klube të tjerë. Për dicka të tillë mendojnë të tjerët”.

Icardi , i cili vjen nga një paraqitje pa shumë shkëlqim në Parma, ku Inter gjithsesi arriti suksesin e dytë radhazi në transfertë, foli edhe për sfidën e ardhshme që pret zikaltërit.

“Kundër Napolit duhet të ecim me 200 në orë. Në lojë është pjesëmarrja në Europë”.

E pamundur të mos fliste dhe për Sampdoria – Inter.

“E prisja që të më vërshëllenin në Genova, me Sampdorian nisa karrierën, por ndonjëherë tifozeritë janë të tilla. Jam i kënaqur që shënova dy gola për tifozët zikaltër. Festimi im irritoi tifozët dorjanë? Festoj shpesh në këtë mënyrë”.

Për trajnerin zikaltër Icardi shpenzoi vetëm fjalë të mira, por më tepër rëndësi se sa elozhet e sulmuesit për Walter Mazarrinb ka padyshim konfirmimi që erdhi nga presidenti i Interit, Erick Thohir i cili siguroi se trajneri do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm duke u shprehur. “Për të patur një shoqëri solide ka nevojë për një proces dhe shpesh në futboll gjërat ndryshojnë me shumë nxitim, por unë nuk e dua dicka të tillë. Mazarri do të ketë në dispozicion edhe vitin e ardhshëm për të ndërtuar skuadrën, - konfirmoi indoneziani i cili shtoi se të gjithë duhet të përqëndrohen në 4 ndeshjet e mbetura në kampionat me synimin që skuadra të ruajë ekuilibrin që ka gjetur në takimet e fundit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat