Blanc: Ibra rikthehet para fundit të sezonit

Sporti

Blanc: Ibra rikthehet para fundit të sezonit

Më: 23 prill 2014 Në ora: 00:23

Laurent Blanc është përfolur si një nga trajnerët kandidatë që mund të pasojë David Moyes në stolin e Manchester United. Megjithatë në konferncën për shtyp në prag të ndeshjes së Ligue One me Evian tekniku I Paris Saint Germain refuzoi të fliste për këtë temë.

“ Manchester United? Nuk dua të flas për këtë temë. Nëse vazhdoni të më pyesni për këto gjëra do ti jap fund këtu konferencës për shtyp. Unë kam dalë para jush për të folur për ndeshjen me Evian. Le të flasim për këtë sfidë dhe për Paris Saint Germain pasi janë ata skuadra që unë drejtoj”.

Momentalisht Paris Saint Germain kryeson kampionatin francez me 7 pikë më shumë se Monaco, por skuadra nga qyteti i kullës Eifel ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur që është pikërisht ajo e kësaj të mërkure ndaj Evian. Blanc ka besim se djemtë e tij do të trumfojnë në këtë sfidë por edhe në atë të fundjavës përballë Sochaux për tu shpallur matematikisht kampion.

“ Po unë besoj se ne mund tja dalim. Do të ishte dicka shumë e bukur që në fundjavë të shpallemi përfundimisht kampionë të Francës për të dytin vit rradhazi”.

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë I dëmtuar, gjithsesi ish tekniku I kombëtares së gjelave ka besim se bomberi suedez do të rikuperohet përpara përfundimit të sezonit.

“ Ai po punon shumë dhe unë kam besim se Zllatan do të rikuperohet përpara fundit të sezonit. Ai tashmë e ka lënë pas pjesën më të vështirë të dëmtimit dhe shumë shpejtë do të rikthehet të luajë”.

Përsa I përket merkatos së ardhshme Blanc theksoi se Paris Saint Germain edhe pse ka nevojë për përforcime do të përpiqet ti respektojë sa më shumë rregullat e vendosura nga Uefa në lidhje me Fair Play-in financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat