Chelsea u mbyll sikur me çels! (FOTO)

Sporti

Chelsea u mbyll sikur me çels! (FOTO)

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2014 Në ora: 22:50

Në minutën e 18-të, portieri Petr Cech, u detyrua ta lëshojë fushën për shkak të një lëndimit.Chelsea nxori rezultat të favorshëm për ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në "Stamford Bridge".

Chelsea barazoi me rezultat 0:0 me Atletico Madridin, në stadiumin "Vicente Calderon" në Madrid, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll. Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho, aplikoi mbrojtje të fortë dhe kjo rezultoi që të bllojë me sukses sulmin e Atleticos në krye me Diego Costan. Chelsea u mbyll në mbrojtje sikur me çels dhe ia arriti qëllimi që të kthehen të pamposhtur. Në minutën e 18-të, portieri Petr Cech, u detyrua ta lëshojë fushën për shkak të një lëndimit. Ai në përpjekje për ta pastruar rrezikun, gjatë kërcimit është lënduar në një duel me futbollistin rival. Në pjesën e parë të dyja ekipet treguan lojë mjaft të mirë ndonëse vendasit e patën iniciativën por jo edhe të shënojnë. Në minutën e 59-të, Diego dërgoi gjuajtje të fortë nga rreth 23-24 metra por jashtë portës së portierit Schwarzer.Të dyja ekipet aplikuan mbrojtje të fortë, por sulmuesit ishin stihik si të njërës palë po ashtu edhe skuadrës tjetër.Gabi në minutën e 76-të nga gjuajtja e lirë rreth 25-26 metra gjuajti bukur, por edhe më mirë intervenoi portieri Schwarzer, duke e dëbuar topin në korrne. Atletico vazhdimisht u përpoq përmes Diego Costas dhe lojtarëve të tjerë por ishte vështirë të zhbllokohet mbrojtja si bunker e rivalit. Chelsea nxori rezultat të favorshëm për takimin e kthimit në "Stamford Bridge". Trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, e pret punë e vështirë, por shpreson se do të ia dalë në Londër, kurse Mourinho fërkon duart se është afër finales së madhe.

Atletico Madrid-Chelsea 0:0

Stadiumi "Vicente Calderon", Madrid.
Shikues: 54960.
Gjyqtar: Jonas Eriksson (Suedia).
Kartonat e verdhë:Gabi, Miranda-Lampard, Mikel, DemBa. Atletico:Courtois,Juanfran,Miranda,Godin,Filipe,Gabi,Suarez (Sosa 79'),Garcia (Villa 86'),Koke, Diego (Turan 60') dhe Costa.
Chelsea: Cech (Schwarzer 18'),Azpilicueta,Cahill,Terry (Schurrle 73'),Cole,Luiz,Mikel, Ramires,Lampard, Willian (DemBa 90+4')dhe Torres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat