FSHF: 4 javët e fundit luhen në të njëjtën orë

Sporti

FSHF: 4 javët e fundit luhen në të njëjtën orë

Më: 22 prill 2014 Në ora: 20:36

Rivaliteti i ashpër dhe kalendari i ngjeshur ka detyruar FSHF të rishikojë vendimin e saj të mëparshëm për të luajtur vetëm tre javët e fundit në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Në njoftimin e publikuar edhe në faqen zyrtare të federatës, sektori i garave ka lajmëruar se duke filluar nga kjo fundjavë të gjitha takimet do të luhen njëkohësisht. Një arsye për ta afruar këtë zgjedhje ka qenë edhe programimi, që takimet e javës pasardhëse të luhen të mërkurën, duke bërë që shumë skuadra të hezitojnë për të krijuar diferenca kohore në përgatitjet për ndeshjet e ardhshme.

Një vendim i tillë krijon keqardhje, sepse në program janë të paktën tre takime të cilat meritojnë vëmëndjen maksimale të opinionit tonë sportive, duke filluar nga prova e rradhës që kampionët e Skënderbeut kanë për të mbrojtur titullin në “Niko Dovana” me Teutën, për të vijuar me derbin e Shqipërisë Tirana-Vllaznia, por gjithashtu edhe përballja Kukësi-Laci, rezultati i së cilës mund të ndikojë në objektivin e të dyja skuadrave për të siguruar një biletë në Europa Ligë. Gjithashtu këtë të shtunë në orën 16:00 do të luajnë edhe Partizani kundër Kastriotit, një përballje që pritet të rihapë dyert e “Selman Stërmasit” për një ndeshje të kategorisë superiore, si dhe Besa-Lushnja në program për tu luajtur pa tifozë në stadiumin Besa të Kavajës. Ndërsa në tre takimet e para duket e pamundur për të bërë parashikime, në dy sfidat e fundit janë dukshëm favoritë të kuqtë e Partizanit dhe të verdhezinjtë e Besës. Gjithsesi SuperSport do të jetë sërish prezent me trasmetimin e ndeshjeve më të mira, ndërsa zgjedhja për ndeshjen më të mirë shkon për të gjithë abonentët e tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat