Babai i Neymar: Barcelona është më rëndishmja për djalin tim

Sporti

Babai i Neymar: Barcelona është më rëndishmja për djalin tim

Më: 22 prill 2014 Në ora: 18:24

Rezultatet e dobëta të Barcelonës këtë sezon kanë një mori arsyesh, që kanë sjellë largimin e skuadrës nga objektivat, duke rrezikuar që blaugranat ta mbyllin sezonin pa asnjë trofe. Disa nga futbollistët janë kritikaur për gjëndjen e dobët të treguar në fushë, sidomos ylli argjentinas Lionel Messi, i cili akuzohet nga tifozët se po mendon për kampionatin botëror. Për t’i paraprirë një akuze të ngjashme për Neymar, mendon babai i tij, i cili thekson se për djalin e tij është më e rëndësishme Barcelona sesa kupa e Botës që do të zhvillohet nga 12 Qershori deri më 13 Korrik në Brazil. Për momentin Neymar është i dëmtuar dhe ka munguar për Barcelonën, por babai i tij ka bërë të ditur se futbollisti pret me padurim të rikthehet në fushë, përpara fundit të sezonit.

Sipas Neymarit të madh, sulmuesi i katalanasve është i përqendruar vetëm për klubin e tij, dhe se dëmtimi në këmbën e majtë në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madrid e ka lënë jashtë ndeshjes me Athletic Bilbao fundjavën e kaluar. Mendohet që koha e rikuperimit të Neymar të jetë 4 javë, çka do të thotë që sezoni për të të ketë përfunduar. Por vetë 22-vjeçari ditë më parë ka theksuar se shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madrid në “Camp Nou” me shpresën që ajo sfidë ta shohë Barcelonën ende në garë për titullin kampion. Neymar ka shënuar 15 gola në 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e azulgrana, teksa shumë i rëndësishëm për të është edhe kampionati botëror që për më tepër luhet në shtëpi, në Brazil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat