Bayern, superofertë për Pogba

Sporti

Bayern, superofertë për Pogba

Më: 22 prill 2014 Në ora: 18:23

Me një llogari të thjeshtë kuptohet që kampionët e Bundesligës kërkojnë të arrijnë shifrën e 70 milionë Eurove, që është vlera e mesfushorit bardhezi. Një shumë kjo e majme për Juventusit, që e mori lojtarin me parametër zero nga Manchester United rreth dy vite më parë. Arrtitja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e thjeshtë për Conten dhe Marotën, që duhet të zgjedhin mes ofertave për më të mirën e klubit.

Propozimi I Bayernit është shumë interesant, sepse ofron një sulmues si Mandzukiç që vlerësohet shumë nga tekniku puljez si dhe 22-vjeçarin Shaqiri që ka moshën e Pogba. Pa harruar edhe 20 milionë Euro plus që do të shpenzoheshin për afrime të tjera cilësore. Në këtë pikë topi kalon të drejtuesit juventinë, që duhet të bëjnë llogaritë me tifozët, që në fitoren e fundit me Bolognën thirrën në kor: Nuk shitet Pogba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat