Feronikeli më pranë mbijetesës, mund Prishtinën

Sporti

Feronikeli më pranë mbijetesës, mund Prishtinën

Më: 22 prill 2014 Në ora: 17:50

Ferronikeli arrin të marrë një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesë në stadiumin Barjam Aliu përballë Prishtinës, në sfidën hapëse të javës së 24, falë golit të Triumf Shabanit në pjesën e dytë. Formacioni i Ramiz Krasniqit zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të sezonit, duke e merituar plotësisjt suksesin ndaj kryeqytetasve. Pas një pjesë të parë shumë të kujdeshshme nga të dyja skuadrat, ritmi u rrit ndjeshëm në pjesën e dytë, me vendasit që kërkonin me ngulm fitoren.

Pas tentativës së pasuksesshme të Berishës në minutën e 55, vjen edhe kundërpërgjigjja e Azem Ahmetit në të 62, por Kolshi nuk befasohet duke e dërguar topin në këndore. 10 minuta më pas Feronikeli rreizkon me Karaodën, i cili në momentin e fundit nuk arrin të godasë, pasi ndërhyn në kohë Drilon Berisha. Gjithsesi sfida u zhbllokua në minutën e 73 kur i sapofuturi në fushë Triumf Shabani, i pambuluar në shtyllën e dytë, e bën të pavlefshme ndërhyrjen e Mushicës dhe Lecit. Prishtina pas këtij momenti kujtohet se duhet të sulmojë, por mbrojtja e Feronikelit reziston deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, duke siguruar tri pikë më shumë vlerë për objektivin mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat