Curri refuzon Kosovën

Sporti

Curri refuzon Kosovën

Më: 22 prill 2014 Në ora: 15:32

Debatik Curri mohon një largim të mundshëm nga kombëtarja kuqezi, duke hedhur poshtë zërat e ditëve të fundit që kanë qarkulluar në media për një bashkim të mundshëm të tij me Kosovën. Në një lidhje telefonike me emisionin “Zona Gol” të super sport, Curri u shpreh se dëshiron që ta mbyllë karrierën me kombëtaren e drejtuar nga trajneri italian Gianni De Biasi.

Curri është shprehur “Më kanë thënë familjarët për atë që është thënë. Kam luajtur shumë ndeshje me Shqipërinë dhe kisha dashur ta mbylla karrierën si kuqezi edhe pse vendimin e merr trajneri nëse do të jem sërish pjesë e planeve të tij në kombëtare apo jo”, ka deklaruar Curri.

Mbrojtësi shton gjithashtu se ka kontaktuar me ndihmësin e trajnerit De Biasi. Sipas tij, tekniku italian ka kërkuar informacion për aktivizimin e tij me skuadrën e Sevastopolit. Sipas mbrojtësit 29-vjeçar, kontakte me drejtuesit më të lartë të Federatës së Kosovës ka pasur, ai nënvizon se nuk ka marrë një vendim për të përfaqësuar këtë kombëtare.

“Nga Kosova janë interesuar por nuk kemi biseduar që unë të luaj për kombëtaren e Kosovës. Sapo kalova në klubin e ri kam menduar që duhet të rifitoj formën dhe jo për kombëtaret”, ka deklaruar Debatik Curri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat