Koke: Torres ka qenë gjithmonë frymëzimi im

Sporti

Koke: Torres ka qenë gjithmonë frymëzimi im

Më: 22 prill 2014 Në ora: 14:38

Mesfushori i Atletico Madrid, Koke ka thënë se Fernando Torres ka qenë gjithmonë 'frymëzimi' i tij para përgaditjeve për ndeshjen ndaj Chelseat. ''Fernando Torres gjithmonë ka qenë frymëzimi im. Unë jam i sigurt se të gjithë tifozët do jenë të lumtur ta shohin atë sërish këtu. Ne i urojmë atij fatin në të gjithë botën, por jo në ndeshjen e sontme''. ''Për të luajtur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve me ekipin që keni mbështetur si një fëmijë është një ëndërr. Nëse unë jam në formacionin startues do të jetë një përvojë e pabesueshme për mua. Kjo ndeshje mund të jetë më e rëndësishmja e jetës sime'', tha Koke para ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat