Revolucion te Napoli

Sporti

Revolucion te Napoli

Më: 22 prill 2014 Në ora: 13:51

Në këtë fund sezoni, me titullin por edhe vendin e dytë të larguar Napoli po mendon për riformatimin e skuadrës. Sezoni i ardhshëm mund të shohë skuadrën e Benitez të prezantohet me një sulm të modifikuar. Higuain, Mertens dhe Callejon janë cilësuar të paprekshëm, teksa Benitez ka ndër mend të shesë Insignen dhe Pandev që kërkohen me ngulm në Premier League. Maqedonasi pëlqehet nga Tottenham, i cili mund ta përfshijë në tratativën për kalimin e Lamelës nga Londra në “San Paolo”, që është dhje një objektiv i presidentit De Laurentis. Nga Palermo pritet të vijë Hernandez.

Ndërkohë shitja e Insignes, diçka e pamenduar kohë më parë, është një hipotezë që po meret në kosndieratë. Shtypi italian shkruan se sulmuesi nuk po gjen hapësira në skemat e Benitez, që kërkon impenjim edhe në aspektin mrojtës. Gjithashtu edhe përplasja me Callejon në sfidën ndaj Udineses tregon shenja nervozizmi që mund të peshojnë për të ardhmen. Për Insignen janë të interesuar Everton dhe Newcastle që janë gati të shpenzojnë për të. Nga shitja e tij Napoli mendon të përfitojë 25 milionë Euro, që kërkon t’i shpenzojë menjëherë për të kompletuar sulmin. Emri i parë në listë është Abel Hernandez i Palermos. Megjithatë uruguajani nuk është i vetmi pasi pëlqehet shumë edhe Lamela, që në skemën 4-2-3-1 të Benitez do të gjente veten. Për t’i lënë hapësirat argjentinasit mund të largohet Pandev që në Angli kërkohet pikërisht nga Tottenham. Në mesfushë edhe pse mungon zyrtarizimi duket që përforcimi i parë të jetë Maxime Gonalons i Lionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat