Robben: Nuk jemi favoritë

Sporti

Robben: Nuk jemi favoritë

Më: 22 prill 2014 Në ora: 12:17

Kur i gjithë opinioni sportiv në botë mendon në përqindje dërrmuese se Bayern Munich është favorit për të triumfuar në Champions League për të dytin vit radhazi, një lojtar i rëndësishëm i kampionëve të Gjermanisë thotë të kundërtën. Arjen Robben, autori i golit që i dha fitoren Bayernit në finalen e “Uemblit” me Borusian e Dortmundit, u referohet rezultateve të fundit të formacionit të Pep Guardiolës për të argumentuar mendimin e tij se bavarezët mund të eliminohen që në gjysmëfinale.

Jemi në fazën gjysmëfinale, ku mund të ndodhë gjithçka. Për shkak të formës jo të mirë që kemi kaluar në ndeshjet e fundit, mund të them se nuk jemi favoritë. Duhet të tregojmë formën që kemi shfaqur javë më parë. Vetëm në këtë mënyrë mund ta kalojmë Realin dhe të tentojmë trofeun në finale. Të mos harrojmë se nëse Reali është në ditë të mirë mund të eliminojë çdo kundërshtar.

Pasi siguroi titullin e Bundesligës katër javë më parë, Bayerni e uli ndjeshëm ritmin, duke barazuar me Hofenhaim, dhe humbur dy takime radhazi me Augsburgun dhe Borussian e Dortmundit, ndërsa në sfidën e fundit fitoi me vështirësi ndaj Eintraht Braunzhvajg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat