Martinez: Nuk doja të takohesha me Realin

Sporti

Martinez: Nuk doja të takohesha me Realin

Më: 22 prill 2014 Në ora: 11:14

Mesfushori defanziv i Bayern Munchen, Javi Martinez ka deklaruar haptas se ai ka shpresuar që të mos takohet me Real Madridin në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve. ''Ata po bëhen edhe më të mirë, më kompakt dhe më të fuqishëm. Nuk i doja ata për gjysmë-finalen e Champions League. Ata janë skuadra më e vështirë që ne mund ta kishim takuar'' ''Ata janë tejet të rrezikshëm në kundër sulme. Di Maria, Bale ata shënuan edhe El Clasico - ose edhe Ronaldo që nëse luan do krijoj shumë probleme'', shtoi ish anëtari i Athletic Bilbaos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat