Xhevahir Sukaj: Nuk luaj për Iranin

Sporti

Xhevahir Sukaj: Nuk luaj për Iranin

Më: 22 prill 2014 Në ora: 10:58

Xhevahir Sukaj në objektivin e kombëtares së Iranit. Sulmuesi shkodran që po kalon një formë të mirë me skuadrën e Sepahanit, ndiqet nga tekniku i kombëtares së vendit aziatik, Carlos Queiroz. Në një komunikim për Sport News, 26-vjeçari konfirmoi interesimin e Federatës Iraniane të Futbollit për ta bërë pjesë të kombëtares së saj, por ai e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen ta shikojmë me këtë fanellë. Sulmuesi shkodran i rritur në radhët e Vllaznisë, thekson se ka nisur procedurat për t’u pajisur me pasaportë iraniane, por jo për të arritur kombëtaren iraniane.

Sukaj thekson se pajisja me pasaportë iraniane do ta ndihmojë të luajë si aziatik në vende të ndryshme si Katari apo Emiratet e Bashkuara Arabe. Sukaj u bashkua me skuadrën e Sepahan në vitin 2012. Gjatë sezonit të parë me këtë klub ai shënoi 2 gola, ndërsa në 47 ndeshje të luajtura në total e ka prekur rrjetën 13 herë. Shkodrani nuk ka marrë ende asnjë ftesë nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biassi, pavarësisht se është aktivizuar 15 ndeshje me kombëtaren shpresa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat