Bartomeu-Blatter, kokë më kokë më 6 Maj

Sporti

Bartomeu-Blatter, kokë më kokë më 6 Maj

Më: 22 prill 2014 Në ora: 10:43

Përflitej shumë për këtë takim, por tani ka një datë të sigurt. Presidenti i Barcelonës, Bartomeu dhe ai i FIFA-s, Blatter do të takohen e do të bisedojnë kokë më kokë më 6 Maj në Zvicër, për herë të parë pas sanksioneve të vendosura nga qeveria botërore e futbollit, në lidhje me parregullsitë e katalanasve në transferimet e disa lojtarëve minorenë. Misioni i Bartomeut në këtë takim është mëse i qartë, do të përpiqet të bindë Blatter për rishikimin e këtyre rregullave. Seung Woo Lee, sulmuesi korean ishte origjina e polemikave që sollën më pas bllokadën e Barçës në merkato dhe gjobën prej gati 410 mijë Eurosh. Nga rregullat e artikullit numër 19 për marrjen e lojtarëve minorenë, në rastin e 16-vjeçarit nuk ishte zbatuar asnjë nga tre pikat e domosdoshme.

Veç të tjerash, në diskutimet që do të ketë me presidentin e FIFA-s, Bartomeu do të mbrojë me mish e me shpirt siç ka paralajmëruar, modelin e La Masias, një referencë botërore për formimin dhe edukimin e futbollistëve të rinj prej më shumë se 3 dekadash, që ka prodhuar yje si Messi e shumë të tjerë. Numri një i klubit blaugrana do të përdorë si argument kryesor zërin e prindërve të 278 futbollistëve të rinj nga 18 vende të ndryshme të botës, të cilët kanë insistuar që fëmijët e tyre të vazhdojnë me çdo kusht edukimin në La Masia, pavarësisht rregullave që imponon FIFA për transferimin e këtyre lojtarëve.

Më populloret

Të fundit
Bartomeu-Blatter, kokë më kokë më 6 Maj
Man. United, largohet Moyes, në stol Giggs
Xhevahir Sukaj: Nuk luaj për Iranin
NBA, play-off Grizzlies barazon 1-1 me City Thunder
Java e shenjtë e Casillas, nga Kupa te Bayerni
Më të lexuarat
Cristiano Ronaldo është gati për Bayernin
Xavi: Lëreni Messin të qetë!
Reali në gjurmët e Icardit, vlen 25 mln Euro
Juve arrin akordin me Nanin
Courtois: Chelsea favorit, edhe Barça ishte...
Live në SuperSport

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat